Bota

Dy tërmete në Greqi! Tundet vendi, Instituti Sizmologjik: Ishin të fortë, nuk ka dëme

22 Qershor 2021, 06:10 Nga DOSJA
Dy tërmete në Greqi! Tundet vendi, Instituti Sizmologjik: Ishin

GREQI– Dy tërmete të njëpasnjëshëm kanë tronditur Greqinë gjatë natës. Mediat greke shkruajnë se lëkundja e parë me magnitudë 4 të shkallës Rihter ka pasur si epiqendër qytetin e Nisyros, në Dokekanez.

Zougla.gr shkruan se Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar (EMSC) ka njoftuar se tërmeti ka qenë me një thellësi të vogël prej rreth 2 kilometrash, por ëstë ndjerë shumë. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale, pavarësisht lëkundjece të forta.

Tërmeti është regjistruar në orën 01:14 të mesnatës, ndërsa disa minuta më vonë është shënuar një tjetër tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter, me një epiqendër 24 km në jugperëndim të Tilos dhe një thellësi prej 10 km. Edhe kjo lëkundje ishte e fortë me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter, por sërish ka kaluar pa dëme.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora termet ne grqi termet ne grqi

Sondazh

Poll