Bota

Zgjedhjet brenda PDK-së, Çitaku: Lajm jashtëzakonisht i mirë, është bërë hapi i duhur    

22 Qershor 2021, 07:49 Nga DOSJA
Zgjedhjet brenda PDK-së, Çitaku: Lajm jashtëzakonisht i

KOSOVË- Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka komentuar vendimin e PDK-së për zgjedhje brenda partisë më 3 korrik. Në një postim në Facebook, Çitaku shkruan se PDK-ja ka marrë vendimin më të mirë, dhe se përveç ndryshimeve nominale duhet që të ndryshohet edhe struktura e partisë. Ajo gjithashtu ka falenderuar Enver Hoxhajn, i cili ishte në krye të PDK-së për 8 muaj, pas dorëheqjes së Kadri Veselit. 

Postimi i plotë:

PDK ka bërë hapin e duhur sonte duke vendosur për të shkuar në zgjedhje për lidershipin e partisë. Lajm jashtëzakonisht i mirë. Përtej ndryshimeve nominale, ndryshimet programore dhe strukturore janë po aq të rëndësishme. Në një demokraci të shëndoshë roli i opozitës është vital. Bravo. Respekt maksimal për Enver Hoxhajn, i cili në rrethana krejt të jashtëzakonshme mori përgjegjësinë për ta udhëhequr PDK-në. Na priftë e mbara!

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet brenda PDK-së, caktohet data, më 3 korrik do të zgjidhet kryetari i ri

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora vlora citaku zgjedhjet brenda pdk vlora citaku zgjedhjet brenda pdk

Sondazh

Poll