Bota

Presidentja Vjosa Osmani në vizitë zyrtare në Austri me ftesë të homologut austriak, do të diskutohet për rrugën europia

22 Qershor 2021, 07:03 Nga DOSJA
Presidentja Vjosa Osmani në vizitë zyrtare në Austri me

KOSOVË– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar ditën e sotme Austrinë me ftesë të Presidentit, Alexander Van der Bellen.

Në takim me homologun, Presidentja Osmani do të diskutojë për mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës në rrugën evropiane, procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare si dhe konkretizimin e bashkëpunimit për avancimin e Agjendës së Gjelbër.

Presidentja Osmani do të takohet edhe me kancelarin Sebastian Kurz, sikurse edhe me ministren për veprime klimatike, mjedis, energji, mobilitet, inovacion dhe teknologji Leonore Geëessler me të cilët përveç diskutimit të aspekteve politike do të shqyrtohet edhe mundësia e bashkëpunimit në projekte konkrete ndërshtetërore.

Gjatë qëndrimit në Austri, Presidentja Osmani do të takoj edhe zyrtarë të tjerë shtetëror e institucional.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora alexander van der bellen vjosa osmani vjosa osmani vizite ne austri alexander van der bellen vjosa osmani vjosa osmani vizite ne austri

Sondazh

Poll