Politike

“Basha ishte më shumë protagonist sesa duhej”/ Nard Ndoka zbulon se s’ka më kontakte me kryedemokratin: Na shohin s

21 Qershor 2021, 17:20 Nga DOSJA
“Basha ishte më shumë protagonist sesa duhej”/ Nard Ndoka

TIRANË– Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka nuk është kursyer për të shprehur pakënaqësitë e marrëdhënies me kryedemokratin Lulzim Basha. Në një bisedë në “Fax”, Ndoka tha se për momentin Basha nuk ka kontakte me aleatët dhe rrjedhimisht as me të.

Po ashtu Ndoka, i cili nuk ia doli që të merrte mandatin si deputet, u shpreh se ka një lloj tendence për t’i parë aleatët si të tepërt në marrëdhënie me Partinë Demokratike. 

“Ne duhet të nxjerrim mësimet, opozita e pati të vështirë përballjen me mazhorancën, edhe pse Edi Rama ishte i vetëm. Janë shumë arsye se pse opozita pati rezultat, zoti Basha e ndërtoi fushatën më vete, pra pati njëlloj protagonizimi nga Basha për tu ballafaquar në mënyrë direkte me zotin Rama. Ai ndoshta e futi në vorbull, dhe zoti Basha nuk diti që të ndërtonte një marrëveshje publike me aleatët. Nuk pati kontakte të vazhdueshme gjatë fushatës me aleatët, dhe kjo pati kostot dhe pakënaqësitë e veta. Nuk ka kontakte për momentin, për faktin se PD u fut në një spirale të zgjedhjes së kryetarit, duhet të ishte e kundërta, të ishte bërë njëherë analiza dhe më pas të bëhej zgjedhja e kryetarit. Ka një lloj tendence për t’i parë aleatët si të tepërt, ndërkohë që është e kundërta, ne jemi penalizuar nga heshtja e PD-së për heqjen e koalicioneve,”- u shpreh Ndoka.

Vetëm pak ditë më parë, Belind Këlliçi u shpreh se aleatët ishin të privilegjuar në fushatë, duke shtuar se nëse në vendin e tyre do të ishin kandidatë të PD-së, rezultatet do të ishin më të mira. Ndërkohë që para Kongresit të PD-së, është paralajmëruar edhe analiza e punës së aleatëve në rezultatin e zgjedhjeve. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike nard ndoka zgjedhjet 25 prill 2021 nard ndoka zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll