Politike

E ardhmja është e zymtë! S’ka hapje negociatash as kësaj here, Shqipëria ‘ngel në klasë’, shkak konflikti Bullg

21 Qershor 2021, 16:58 Nga DOSJA
E ardhmja është e zymtë! S’ka hapje negociatash as

LUKSEMBURG– Nesër në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian, do të diskutohet procesi i zgjerimit por nuk pritet të merret ndonjë vendim tejet i rëndësishëm për vendet që presin zyrtarizimin e çeljes së negociatave.

Sipas burimeve diplomatike të “REL”, janë shuar të gjitha gjasat që në këtë takim të miratohen kornizat për negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo për shkak se Bullgaria nuk ka hequr dorë nga kundërshtimi në rastin e Maqedonisë së Veriut dhe si pasojë disa vende tjera nuk kanë dashur që të nisen negociatat vetëm me Shqipërinë.

Bazuar në vlerësimin e deritanishëm të Komisionit Evropian, të dyja këto vende kandidate i kanë përmbushur të gjitha kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit por vendimet për një hap të tillë merren në Këshill vetëm nëse të gjitha 27 vendet anëtare pajtohen me një gjë të tillë. Dhe kësaj herë, Shqipëria do të “digjet” nga Maqedonia e Veriut. Megjithatë nuk përjashtohet edhe marrja e ndonjë veprimi të papritur. 

Nesër do të zhvillohen edhe të ashtuquajturat konferenca ndër-qeveritare mes BE-së dhe Malit të Zi si dhe BE-së me Serbinë. Ato do të jenë vetëm të karakterit politik dhe nuk do të përfshijnë hapjen apo mbylljen e ndonjë kapitulli negociues.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike integrimi i shqiperise ne be integrimi i shqiperise ne be

Sondazh

Poll

Politike 21 Qershor 2021, 09:25

KAMËZ– Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ambasadorët e BE, Gjermanisë dhe Zvicrës mori pjesë në inaugurimin e godinës së re të Ujësjellës- Kanalizimeve...