Bota

COVID-19/ Studimi i fundit konfirmon efektin e ilaçit të antitrupave GSK-Vir

21 Qershor 2021, 20:15 Nga DOSJA
COVID-19/ Studimi i fundit konfirmon efektin e ilaçit të antitrupave

SHBA- Ilaçi i antitrupave GSK-Vir në një studim të fundit u konfirmua se zvogëlon numrin e të shtruarve në spital dhe vdekjen tek pacientët me COVID-19. Reuters raporton se trajtimi me ilaçin GSK-Vir mori një autorizim të përdorimit emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA.

Trajtimi ‘sotrovimab’ i përket një klase ilaçesh të quajtura antitrupa monoklonalë që imitojnë antitrupat natyrorë, që trupi gjeneron për të luftuar infeksionin. Sotrovimab është rekomanduar të përdoret për kujdesin me rrezik të lartë të pacientëve jo të shtruar në spital me simptoma të lehta të COVID-19.

Në studim e bërë në 1,057 pacientëve, sotrovimab rezultoi në një ulje 79% të rrezikut të shtrimit në spital për më shumë se 24 orë ose vdekje për shkak të ndonjë virusi.

(f.i/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 ilaçi i antitrupave gsk-vir sotrovimab covid-19 ilaçi i antitrupave gsk-vir sotrovimab

Sondazh

Poll