Bota

Kufijtë tokësorë të Meksikës dhe Kanadasë mbeten të kufizuara, udhëtimet hapen me 21 korrik

21 Qershor 2021, 19:54 Nga DOSJA
Kufijtë tokësorë të Meksikës dhe Kanadasë mbeten

SHBA-Departamenti i Sigurisë Kombëtare në SHBA përmes një njoftimi në Twitter lajmëroi ditën e djeshme se kufijtë tokësorë të SHBA-së me Kanadanë dhe Meksikën do të qëndrojnë të mbyllur për udhëtime jo-thelbësore deri të paktën 21 Korrik.

Sipas USA Today shtyrja 30 ditore erdhi pasi Kanadaja njoftoi zgjatjen e saj të kufizimeve që ishin vendosur të skadonin gjatë kësaj jave dhe kanë qenë në fuqi që nga marsi 2020 për shkak të pandemisë së virusit koronavirus.

Qeveria amerikane mbajti takime me grupet e punës me Kanadanë dhe Meksikën mbi kufizimet e udhëtimit. Kanadaja është gjithashtu nën presion nga kompanitë dhe industria e turizmit për të lehtësuar ndalimin e lëvizjeve. Kryeministri kanadez Justin Trudeau është shprehur se kufiri do të qëndronte i mbyllur derisa 75% e kanadezëve të kenë marrë dy doza të koronavirusit dhe vetëm  20% janë vaksinuar plotësisht.

Shtetet e Bashkuara po mbajnë gjithashtu takime të grupeve të punës për kufizimet e udhëtimit me Britaninë dhe Bashkimin Evropian, por zyrtarët e SHBA dhe të linjave ajrore thanë se nuk prisnin që administrata e Biden të hiqte kufizimet deri në 4 Korrik.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kanada kufiti meksike-kanada meksike shba kanada kufiti meksike-kanada meksike shba

Sondazh

Poll