Aktualitet

Me armë zjarri, thika, hanxhar e shkopa bejsbolli, kush është algjeriani Hamza Marina që është kthyer në ‘tmerrin e Tir

21 Qershor 2021, 08:05 Nga DOSJA
Me armë zjarri, thika, hanxhar e shkopa bejsbolli, kush është

TIRANË– Hamza Marina është i riu nga Algjeria që është kthyer në tmerrin e grave dhe vajzave në Tiranë, pasi i ngacmon në rrugë dhe bën gjeste të turpshme kundrejt tyre. Marina nuk është ndalur me kaq, por e ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në grabitje shtëpish e përdorim të armëve të zjarrit, ngjarje të cilat i ka të rapotuara me video e foto në profilin e tij në Instagram.

Krah armës, Marina duket se është pajisur mirë, pasi shihet se ka thika të madhësive të ndryshme, hanxhar dhe shkop bejsbolli.

Pavarësisht sulmeve e grabitjeve në vend, algjeriani duket se është përshtatur mjaft mirë me Tiranën, pasi në disa foto duket se mban edhe maskë me flamurin kuqezi me shqiponjën e zezë dy krenare.

Në një tjetër foto, Hamza Marina shihet që ka bërë dhe një foto ‘selfie’ me një efektiv të policisë Bashkiake të Tiranës. JOQ ka publikuar dhe pamjet ku Marina shihet se thyen derën e një shtëpie në Tiranë dhe e grabit atë, por nga ana e Policisë së Shtetit nuk është marrë asnjë masë kundrejt algjerianit, përveç pozimit krah tij në ‘selfie’.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet algjeriani grabit ne tirane hamza marina algjeriani grabit ne tirane hamza marina

Sondazh

Poll