EMRAT/ I merrnin para turistëve duke i mashtruar nëpërmjet lojërave me letra, bien në pranga 3 persona në Durrës, njëri
21 Qershor 2021, 07:09Nga DOSJA
DURRËS– Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi akuzohen se kanë mashtruar turistët nëpërmjet lojërave me letra, duke iu marrë shuma të ndryshme parash.
Mësohet se në pranga ka rënë 28-vjeçari Burxhino Murati, 19-vjeçari Klejdi Dusho dhe një tjetër 19-vjeçar, Albi Xhixha.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik, këtij të fundit iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Njoftimi i policisë:
Mashtronin turistët nëpërmjet lojërave me letra, duke iu marrë shuma të ndryshme parash, bien në prangat e Policisë 3 shtetas.
Gjatë kontrollit fizik, njërit prej të arrestuarve iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e krimeve që ndodhin kryesisht gjatë sezonit turistik, kanë vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare dhe në stacionet e autobusëve ku zbresin turistët.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë duke mashtruar një shtetas kosovar, shtetasit:
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin lojëra me letra me turistët dhe përfitonin para prej tyre nëpërmjet mashtrimit.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. Xh. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË–Një algjerian me emrin Hamza Marina është kthyer në makthin e qytetarëve në kryeqytet, ndërsa Policia e Shtetit ende nuk ka marrë asnjë masë. Në dis...
GREQI– Faktet që vazhdimisht dalin në dritë vazhdojnë të jenë tronditëse pas ankesës së një punonjëse pastrimi me origjinë shqiptare se ajo ishte përdhunuar dhe...
SHËNGJIN- Dy vëllezër të identifikuar si Amarildo dhe Adriano Jushi janë konfliktuar fizikisht me dy vëllezër të tjerë, shqiptarë të Kosovës, Çlirim...
TIRANË– Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se u arrestua një 45-vje...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të ngjarjeve kryesore që janë në faqet e para të portaleve në vend. Dosja.al ka në faqe të parë një shpërth...
VLORË– Punimet që po bëhen në rrugë dhe dyndja e qytetarëve në zonat e bregdetit ka bërë që aksi Vlorë- Orikum të bllokohet prej më shumë se pesë orësh nga...
TIRANË– Shqipëria sot do të mbizotërohet nga një mot i nxehtë dhe me temperatura të larta. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të ...
LEZHË– Një shpërthim me tritol është regjistruar pak para mesnatës së kaluar në aksin rrugor Lezhë-Milot. Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë ve...