“Shqipëria, një nga parajsat e fundit në Europë”, reportazhi i blogerit të njohur të udhëtimeve turistike, rendit 10
21 Qershor 2021, 07:47Nga DOSJA
TIRANË– Blogeri i njohur i udhëtimeve turistike, Christian Hütwohl, i cili ka udhëtuar kohët e fundit në Shqipëri dhe ka realizuar një seri videosh, është shprehur se vendi ynë është një nga parajsat e fundit në Europë.
”Kemi dy muaj që udhëtojmë nëpër rrugët e Shqipërisë. Deri më tani kemi bërë 2 500 kilometra dhe kemi realizuar 9 video të udhëtimit tonë”, shprehet Christian Hütëohl.
Blogeri rendit 10 vendet më të bukura dhe thekson se ”Shqipëria ka shumë bukuri për të ofruar”.
”Ksamili, një destinacion pushimesh në jug të Shqipërisë, me gjire të bukura dhe ujëra të bruzta. Do të na kishte pëlqyer të qëndronim më gjatë atje. Ky është Kanioni i Osumit, me urën e tij të ndryshkur, që nuk deshëm ta kalonim me makinën tonë. Ky kanion mbresëlënës është pjesë e kanioneve më të mëdha të Europës. Ia vlen të kthesh rrugë për të vizituar lagunën e Patokut, për të parë shtëpitë palafite dhe për të frekuentuar restorantet e këndshme të peshkut. Kemi qenë katër herë te agroturizmi “Mrizi i Zanave” gjatë rrugës sonë veri-jug përmes Shqipërisë. Ne e rekomandojmë shumë qëndrimin një ose dy ditë në këtë vend, për të shijuar gatimet tradicionale të vendit. Ky udhëtim nuk ka të bëjë vetëm me të shkuarit në destinacione të caktuar, por edhe thjesht me të udhëtuarit nëpër këtë vend. Shqipëria ofron shumë rrugë panoramike. Megjithatë, rrugët e Shqipërisë kanë edhe sfidat e tyre, me korsitë apo shtigjet e ngushta apo në rërë. Është gjithmonë interesante të zbulosh vende të mrekullueshme. Në Shqipëri gjen gjithmonë të tilla vende fantastike. Ajo është një nga parajsat e fundit në Europë, ku mund të ngresh kampin në mes të natyrës së egër. Gjithashtu, është po aq interesante të takosh gjatë rrugës edhe të tjerë udhëtarë me të njëjtin mendim, të udhëtosh me ta për njëfarë kohe, gjë që na sjell në mendje kujtime të bukura”, përfundon ai.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHËNGJIN– Videoja e mëposhtme, e publikuar nga Dosja.al tregon pamjet e dhunës së egër që ka ndodhur mes një grupi të rinjsh në Shëngjin. Fillimisht gjith&...
DURRËS– Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi akuzohen se kanë mashtruar turistët nëpërmjet lojërave me letra, duke iu marrë sh...
TIRANË–Një algjerian me emrin Hamza Marina është kthyer në makthin e qytetarëve në kryeqytet, ndërsa Policia e Shtetit ende nuk ka marrë asnjë masë. Në dis...
GREQI– Faktet që vazhdimisht dalin në dritë vazhdojnë të jenë tronditëse pas ankesës së një punonjëse pastrimi me origjinë shqiptare se ajo ishte përdhunuar dhe...
SHËNGJIN- Dy vëllezër të identifikuar si Amarildo dhe Adriano Jushi janë konfliktuar fizikisht me dy vëllezër të tjerë, shqiptarë të Kosovës, Çlirim...
TIRANË– Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se u arrestua një 45-vje...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të ngjarjeve kryesore që janë në faqet e para të portaleve në vend. Dosja.al ka në faqe të parë një shpërth...
VLORË– Punimet që po bëhen në rrugë dhe dyndja e qytetarëve në zonat e bregdetit ka bërë që aksi Vlorë- Orikum të bllokohet prej më shumë se pesë orësh nga...