Aktualitet

“E pashë unë i pari!” PAMJE TË RËNDA nga Shëngjini, të rinjtë u sulen njëri-tjetrit me shkopinj në duar pas sherrit

21 Qershor 2021, 07:14 Nga DOSJA
“E pashë unë i pari!” PAMJE TË RËNDA nga

SHËNGJIN– Videoja e mëposhtme, e publikuar nga Dosja.al tregon pamjet e dhunës së egër që ka ndodhur mes një grupi të rinjsh në Shëngjin. Fillimisht gjithçka ka nisur me debate verbale për vajzat që kanë parë të rinjtë.

“E pashë unë i pari…,”- ka qenë shprehja që ka nisur të gjithë sherrin mes të rinjve. Pamjet tregojnë grupin e djemve që sullen dhe ndjekin njëri-tjetrin me shkopinj në duar.


Dy prej tyre ndalojnë një prej të rinjve dhe e dhunojnë me shkopinj pranë një makinë të parkuar. Ndërsa të tjerë, ndjekin një tjetër person me motor. Kjo skenë ka sjellë dhe panik në zonë, pasi në sfond dëgjohen dhe banorë duke bërtitur: Ua çfarë kanë more, uaa!

Për këtë sherr janë proceduar katër persona, dy vëllezër nga Shëngjini: Amarildo dhe Adriano Jushi dhe dy vëllezër të tjerë, shqiptarë të Kosovës, Çlirim dhe Qëndrim Zeneli.

Aktualisht ata ndodhen në spitalin Rajonal Lezhë për mjekim pasi kanë marrë lëndime si pasojë e dhunës.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriano jushi amarildo jushi clirim zeneli qendrim zeneli sherr ne shengjin adriano jushi amarildo jushi clirim zeneli qendrim zeneli sherr ne shengjin

Sondazh

Poll