Aktualitet

Algjeriani Hamza Marina ‘tmerron’ qytetarët e Tiranës, me armë në brez dhe drogë thyen banesat dhe nis grabitjet, nuk k

21 Qershor 2021, 07:01 Nga DOSJA
Algjeriani Hamza Marina ‘tmerron’ qytetarët e Tiranës, me

TIRANË–Një algjerian me emrin Hamza Marina është kthyer në makthin e qytetarëve në kryeqytet, ndërsa Policia e Shtetit ende nuk ka marrë asnjë masë. Në disa video, të shpërndara prej vetë tij në Instagram, i riu nga Algjeria qëndron i armatosur në rrugët e Tiranës. Ai shihet teksa reklamon konsumimin e lëndëve narkotike dhe çdo ditë poston foto e video të personave që takon apo që grabit.

Një video shokuese e publikuar nga JOQ, tregon sesi Hamza Marina hyn për të vjedhur në një banesë në Tiranë dhe nis kontrollin për të vjedhur. Fillimisht ai hap çantën dhe më pas nis kontrollet në të gjitha bufetë e dollapet në shtëpi.

Algjeriani është i njëjti person që pak ditë më parë është regjistruar duke ngacmuar qytetarët në rrugë dhe kryesisht gratë, të cilave iu afrohej duke iu folur apo duke bërë veprime të tjera të çuditshme.

Ende nuk është marrë asnjë masë për personin në fjalë. Policia e Shtetit ka mbyllur sytë përballë këtij individi që rrezikon çdo ditën jetën e qytetarëve, ndërsa nuk ngurron të bëjë edhe foto me efektivët e Policisë së Shtetit, kur i takon në punën e tij të përditshme në Shqipëri që është grabitja e qytetarëve të thjeshtë dhe kanosja e tyre me armë dhe hashash.

(F.m;f.g/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet algjeriani grabit ne tirane grabitje ne tirane hamza marina algjeriani grabit ne tirane grabitje ne tirane hamza marina

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Qershor 2021, 05:14

TIRANË– Largimi i një mijë mjekëve specializantë nga vendet e tyre të punës, një vit pasi kontribuuan në spitale gjatë periudhës së pandemisë ka sjel...