Sport

“Kam probleme, nuk e ndjej fytyrën”, dëmtimi në Champions e ka lënë me pasoja De Bruynen, belgu pohon që…

18 Qershor 2021, 16:20 Nga DOSJA
“Kam probleme, nuk e ndjej fytyrën”, dëmtimi në

BELGJIKË-Kevin De Bruyne ishte njeriu i ndeshjes në takimin Belgjikë-Danimarkë. Mesfushori i Manchester City-t udhëhoqi “Djajtë” drejt fitores dhe kualifikimit në 1/8-at.Hyri në fushë në fillim të pjesës së dytë, dhe nxori Thorgan Hazard para portës për golin e 1-1, dhe e bëri me një pasim që pak lojtarë mund t’ja lejojnë vetes, dhe pastaj shënoi personalisht golin e përmbysjes 2-1 ndaj Danimarkës.

Gjithsesi, gjendja e lojtarit nuk është optimale pas dy operacioneve në fytyrë dhe rikthimit të shpejtë në fushën e lojës. Lojtari nuk është shëruar ende plotësisht dhe gjendja e tij fizike lë ende për të dëshiruar.
“Nuk jam ende në formën më të mirë fizike pasi vij pas disa javëve të komplikuara. Në anën e djathtë të fytyrës nuk ndiej asgjë. Është njëlloj sikur të isha në efektin e anestezisë te dentisti.

Nervi është prekur dhe më kanë thënë që do të duhen disa muaj për t’u rikthyer në normalitet. Kam ende frikë të përplasem me kundërshtarët dhe të dueloj me kokë”.
Në sfidën e tretë kundër Finlandës edhe pse në fushë do të zbresin shumë të rinj që kanë marrë shumë pak minuta deri tani, objektivi i Belgjikës është fitorja ndaj Finlandës për të siguruar suksesin e perfeksionit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport belgjike de bruyne euro 2020 manchester city belgjike de bruyne euro 2020 manchester city

Sondazh

Poll