Sport

Humels zbulon momentin familjar të autogolit: “Im bir u gëzua shumë, kur pa topin në rrjetë…”

18 Qershor 2021, 09:57 Nga DOSJA
Humels zbulon momentin familjar të autogolit: “Im bir u gëzua

GJERMANI – Gjermania u mposht nga Franca dhe sigurisht Mats Hummels është një prej atyre që e ka përjetuar më keq humbjen e pësuar, pasi mbrojtësi shënoi autogolin që u dha tre pikët kampionëve të botës.

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund ka zbuluar reagimin epik të djalit të tij, që ende nuk i mbushur 4 vjeç dhe normalisht nuk është se i di rregullat e futbollit.

“Fatmirësisht Ludwig nuk e di ende se çfarë është autogoli. Ai mendon se kur topi shkon në rrjetë është gjithmonë ‘OK’.

Më thanë se ai po brohoriste. Ndoshta duhet t’ia mësoj se çfarë është autogoli”,- ka treguar Hummels për Bild.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll