Sport

Cristiano Ronaldo Jr feston ditëlindjen e 11, Cr7-ta shkruan nga grumbullimi: ” Urime zemra ime. Je krenaria e babit̶

18 Qershor 2021, 16:18 Nga DOSJA

PORTUGALI – Sot Cristiano Ronaldo Jr, apo i vogli i yllit portugez, mbush 11 vjec dhe ditëlindja e tij në mungesë të babait, duke qenë se është i angazhuar në kampionatin Europian është festuar nga Goergina Rodrigez.

‘Urime princit tim’, është dedikimi i ëmbël i saj për fëmijën e parë të shtëpisë. Me këtë rast modelja ka organizuar një festë të bukur në parkun e lojërave me shumë fëmijë dhe miq. Cr7 ishte prezent me mendimet e tij dhe ka komentuar: ‘Urime zemra ime. Je krenaria e babit’, në profilin e tij në instagram.

Futbollisti që ndodhet me kombëtaren portugeze, ka postuar disa foto të djalit dhe ka shkruar: ’11 vite me shumë gëzime dhe të qeshura! Që ti të mund të luftosh për ëndrrat tuaja. Të duam kaq shumë’. Edhe Georgina ka publikuar foto të vogëlushit gjatë festës së ditëlindjes: ‘Është një kënaqësi të shoh të rritesh ditë pas dite. Faleminderit që na ke bërë krenarë. Faleminderit që je vëllai i madh më i mirë, djali i shokut tim të jetës. Jam entuziaste teksa shoh kaq shumë gëzim dhe mirënjohje në sytë e tu sot. Faleminderit që më bën të ndjehem si mami më i mirë në botë çdo ditë. Të duam shumë babi, mami dhe të gjithë’.

Festa për Cristiano Jr u zhvillua në një park lojërash. Edhe Georgina është zbavitur me aktivitetet e rezervuara jo vetëm për fëmijët. Me mikeshat e saj dhe fëmijët ajo provoi trenin dhe shumë zbavitje të tjera. Më pas ëmbëlsira e dhurata për gëzimin e djalit Ronaldo, pasi ai mban emrin e babait tij.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll