Sport

Kroaci-Çeki, ku ballkanasit do të kërkojnë fitoren e shpresës…

18 Qershor 2021, 09:41 Nga DOSJA

SKOCI – Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Republikës Çeke do të luajnë sot (e premte) mes vete në kuadër të grupit D në “Euro2020”. Ato do të presin në fushë për ndeshjet e dyta në grup, duke intriguar një takim të fortë, i cili do të zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Hampden Park” të Gllasgou.

Kroatët vijnë nga një humbje 1-0 ndaj Anglisë në ndeshjen e parë dhe synon ta marrin fitoren e parë për të shpresuar në kualifikim tutje. Në anën tjetër, Çekia ka fituar 2-0 ndeshjen e parë ndaj Skocisë dhe synon të vazhdojë për të bërë një hap tjetër drejt kualifikimit.

Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të startojnë me lojtarët më të mirë, ku te Kroacia pritet të luajnë titullar yje si Luka Modric dhe Ivan Perisic, ndërsa te Çekia emra si Patrik Schick dhe Jakub Jankto. Ja dhe formacionet e tyre të mundshme:

KROACIA: Livakovic; Vrsaljko, Vida, Caleta-Car, Gvardiol; Modric, Brozovic; Rebic, Vlasic, Perisic; Petkovic; 

ÇEKIA: Vaclik; Coufal, Celustka, Kalas, Boril; Soucek, Kral; Masopust, Darida, Jankto; Schick;

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro2020 grupit d kroacisë republikës çeke stadiumin “hampden park” të gllasgou. euro2020 grupit d kroacisë republikës çeke stadiumin “hampden park” të gllasgou.

Sondazh

Poll