Sport

VIDEO / Suedia merr 3 pikët e para, ngjitet në krye të grupit

18 Qershor 2021, 14:54 Nga DOSJA
VIDEO / Suedia merr 3 pikët e para, ngjitet në krye të grupit

RUSI – Suedia merr kreun e Grupit E përkohësisht me fitoren 1-0 ndaj Sllovakisë. Një ndeshje që ka prodhuar pak aksione për gol dhe i vetmi i këtij takimi është shënuar drejt fundit të ndeshjes, penalltia që ndryshoi edhe rezultatin.

Ishte minuta e 75-të, kur Suedia fitoi një 11-metërsh, që e mori përsipër Forsberg, i cili e shndërroi në gol.

Ndërkohë në minutat në vazhdim skuadra suedeze thjesht u përpoq që të administrojë rezultatin përballë disa aksioneve të rrezikshme të skuadrës sllovake.

Gjithsesi takimi u mbyll në shifrat 1-0, çka i jep skuadrës nordike të drejtuar nga Jan Anderson 3 pikët e para në këtë kampionat europian.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll