Sport

Angli-Skoci, sot në “Wembley” më tepër se një ndeshje futbolli…

18 Qershor 2021, 09:57 Nga DOSJA

ANGLI – Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Skocisë do të luajnë sot (e premte) mes tyre, në ndeshjet e dyta të grupit D, në “Euro2020”. Derbi britanik, pritet të startojë në orën 21:00 në tempullin e futbollit londinez, në stadiumin “Wembley”, ku pritet një ndeshje e zjarrtë, e cila mund t’i kalojë edhe përmasat e një përballjeje sportive.

“Tre Luanët” vijnë nga fitorja 1-0 ndaj Kroacisë dhe synojnë fitoren e radhës për të siguruar kualifikimin nga vendi i parë. Skocezët janë mposhtur 2-0 në ndeshjen e parë nga Çekia dhe shpresojnë në pikët e para në “Euro2020”, që ndaj Anglisë, për ta kanë vlerën e më shumë se tri pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të startojnë me lojtarët më të mirë, ku te Anglia pritet të luajnë titullar si Harry Kane dhe Raheem Sterling, ndërsa te Skocia emra si Andy Robertson dhe Scott McTominay. Ja dhe përbërjet e mundshme të të dy skuadrave:

ANGLIA: Pickford; Trippier, Stones, Mings, Shaw; Rice, Philipps; Sterling, Mount, Foden; Kane; 

SKOCIA: Marshall; Hendry, Hanley, Tierney; Forrest, McGinn, McTominay, Armstrong, Robertson; Adams, Dykes; 

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia derbi britanik euro2020 grupit d skocia stadiumin “wembley” anglia derbi britanik euro2020 grupit d skocia stadiumin “wembley”

Sondazh

Poll