Sport

Historia e çuditshme e Nego, futbollisti francez i natyralizuar si hungarez, nesër sfidon atdheun e tij

18 Qershor 2021, 16:07 Nga DOSJA
Historia e çuditshme e Nego, futbollisti francez i natyralizuar si

HUNGARI-Do të jetë një ndeshje e veçantë, ajo midis Hungarisë dhe Francës, të paktën për Loic Nego, futbollisti që mban veshur fanellën e Hungarisë, por që me gjelat është shpallur kampion Europe me moshat U-19 dhe madje dikur ndante dhomën me Antuan Griezman. Me pak fjalë, nuk do të jetë e lehtë për mbrojtësin në momentin kur do të këndohet himni marsejez, para tifozëve në Budapest.

Lindur në Paris, Négo e nisi karrierën me Nante nga ku Roma e mori atë në vitin 2011, por me verdhekuqtë, mbrojtësi i majtë nuk luajti asnjë minutë. Pas disa huazimeve në Belgjikë e Angli, që nga viti 2015,futbollisti zbarkoi në Hungari, fillimisht me Ujpest dhe më pas te Videoton.

Ndërsa nga viti 2018, lojtari është pjesë e Fehervar,Natyralizimi shkoi normalisht dhe që nga viti 2020 Négo mban veshur fanellën e Hungarisë. Futbollisti ka shënuar dy gola, njëri prej të cilëve ndaj Islandës në atë fitore 2-1, gjë që lejoi hungarezët të arrinin në Kampionatin Europian.Në tërësi, Négo luajti 27 ndeshje me grupmoshat e Francës. Në 2014, me ekipin Under-20, luajti kundër Hungarisë me të cilën nesër do të përpiqet ti bëjë dëm ish-atdheut të tij.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 franca hungaria nego euro 2020 franca hungaria nego

Sondazh

Poll