Sport

Suedi-Sllovaki, ja si mund të përballen sot midis tyre

18 Qershor 2021, 09:25 Nga DOSJA

RUSI – Kombëtarja e Suedisë dhe ajo e Sllovakisë do të luajnë sot (e premte) mes tyre ndeshjen e dytë, në kuadër të grupit E në “Euro 2020”. Pritet një ndeshje e zjarrtë, duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Gazprom Arena” të Shën Petersburg.

Sllovakia vjen nga një fitore 2-1 ndaj Polonisë dhe synon të vazhdojë serinë për të siguruar kualifikimin. Në anën tjetër, Suedia barazoi 0-0 ndaj Spanjës dhe synon një rezultat pozitiv për të kaluar tutje.

Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të startojnë me lojtarët më të mirë, ku te Suedia pritet të luajnë titullarë Emil Forsberg, Victor Lindelof dhe Alexander Isak, ndërsa te Sllovakia emra si Milan Skriniar dhe Juraj Kucka. Gjithsesi, ja dhe formacionet e mundshme:

SUEDIA: Olsen; Krafth, Lindelof, Danielson, Augustinsson; Claesson, Larsson, Olsson, Forsberg; Isak, Berg;

SLLOVAKIA: Dubravka; Pekarik, Satka, Skriniar, Hubocan; Hrosovsky; Haraslin, Kucka, Hamsik, Mak; Duda;

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “gazprom arena” sllovenia suedia “gazprom arena” sllovenia suedia

Sondazh

Poll