Politike

PD mbledh Kuvendin Kombëtar më 17 Korrik, 3 pikat KYÇE që do “zgjedhin” demokratët (DOKUMENTI)

18 Qershor 2021, 09:34 Nga DOSJA

TIRANË– Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar më 17 Korrik. Mësohet se në mbledhjen e Kuvendit është përcaktuar edhe rendi i ditës, ku fillimisht do të informohet për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit dhe më pas do të përcaktohen linjat e strategjisë politikë të PD-së. Në pikën e dytë është parashikuar që të vlerësohet mundësia për ndryshime në statutin e PD-së, e po ashtu është përcaktuar zgjedhja e Këshillit Kombëtar të PD-së që aktualisht drejtohet nga Bujar Nishani.

Vendimi i kryesisë:

I. Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë, ditën e shtunë, datë 17 Korrik 2021, ora 11:00.

II. Rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, është si më poshtë:

“1. Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.

2. Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë.

3. Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike/ Basha pritet të bëjë ndryshime thelbësore, përcaktohet metodologjia e analizës së zgjedhjeve të 25 prillit

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kuvendi kombetar i pd partia demokratike kuvendi kombetar i pd partia demokratike

Sondazh

Poll