Politike

Kundër daljes në pension të sekretarit/ Këshilli Bashkiak i Vlorës u mblodh në sallë, Dritan Leli refuzoi të merrte pjes

18 Qershor 2021, 08:03 Nga DOSJA
Kundër daljes në pension të sekretarit/ Këshilli Bashkiak i

VLORË– Firmoja e daljes në pension të Agron Gjipalit nga Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka bërë që ditën e sotme të mblidhet Këshilli. Mbledhja u zhvillua në sallën e universitetit Ismail Qemali, ndërkohë që vetë Leli nuk ishte prezent.

Ai ka refuzuar të marrë pjesë në mbledhje fizikisht, pasi ai ka bërë kërkesë që mbledhja të jetë online. Në të njëjtën kohë ai ka zhvilluar mbledhje mirëpo online, në platformën ‘Zoom’. Gjatë mbledhjes së Këshillit, u vendos që vendimi për Gjipalin të bjerë poshtë. Këshilli Bashkiak votoi me 40 vota pro dhe 2 kundër rikthimin në punë të këshilltarit Agron Gjipali.

Sipas tyre, Gjipali duhet të qëndrojë në detyrë, derisa të gjendet një profesionist i ri, që mund ta zëvendësojë dhe jo të pushohet nga detyra menjëherë. Ndërkohë, Leli vijoi të bëjë një mbledhje të dytë online me drejtuesit e institucioneve të bashkisë Vlorë, ku argumentonte përgjigjen e tij përse sekretari nuk duhet të vijojë në detyrë.

Leli refuzoi sërish mbledhjen e thirrur nga Këshilli Bashkiak, dhe kërkoi që ajo të zhvillohet online. Në këtë mbledhje të fundit, Këshilli hodhi poshtë vendimin që Leli kishte marrë për daljen në pension të sekretarit Agron Gjipali. Me anë të një video, Leli shprehet se vendimi që u mor ishte i pakuptimtë.

Por çfarë ka ndodhur mes anëtarëve dhe Dritan Lelit?

Pak ditë më parë, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Vlorës, kërkuan një mbledhje jashtë radhe me kryetarin e bashkisë, pasi sipas tyre, situata e shërbimeve vendore është alarmante. Ata ftuan në mbledhje deputetët e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Leli është ‘shpallur’ tashmë si i padëshiruar nga kryeministri Edi Rama që prej momentit që nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryetarit të bashkisë Vlorë për t’u angazhuar në fushatë elektorale si kandidat për deputet. “Dritan Leli nuk është më pjesë e jona, nuk do të dalim përkrah tij në fushatë”,-është mesazhi që kryesocialisti iu dërgoi vlonjatëve në fushatë, ndërsa pas fitores e quajti Lelin “të vdekurin e bashkisë”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli keshilli bashkiak i vlores dritan leli keshilli bashkiak i vlores

Sondazh

Poll