Politike

Kryesia e PD miraton rishikimin e Statutit dhe analizën e zgjedhjeve të 25 prillit! Basha: Vijojmë betejën në të gjitha fr

18 Qershor 2021, 07:41 Nga DOSJA
Kryesia e PD miraton rishikimin e Statutit dhe analizën e zgjedhjeve

TIRANË– Partia Demokratike prej orës 11:00 ka mbledhur Kryesinë, ku edhe është miratuar metodologjia e analizës në nivel qarku, dege, grupseksioni dhe seksione për zgjedhjet parlamentare të 24 prillit. Procesi i analizës do të marrë një muaj kohë ndërsa më 17 korrik do të zhvillohet Kuvendit Kombëtar i Partisë Demokratike. 

Pas përfundimit të garës së brendshme, Partia Demokratike ka vendosur që të zbulojë edhe përgjegjësit brenda llojit. Analiza e bërë do t’i orientojë demokratët në strategjinë e aksionit opozitar që do të ndjekin gjatë katër viteve të ardhshme në opozitë, si dhe raportin me parlamentin në shtator. Në mbledhjen e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar beteje në disa fronte, duke u shprehur se demokratët s’presin dot deri në 2025 për të luftuar për pushtetin.  

Në mbledhjen e Kuvendit, më 17 korrik, Kuvendi do të miratojë edhe ndryshimet në kupolën drejtuese të Partisë Demokratike, si nënkryetarët, sekretarët apo Sekretari i Përgjithshëm, nisur edhe nga performanca e tyre në zgjedhjet e fundit. Po ashtu pritet edhe zgjedhja e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Kryesia ka miratuar:

I. Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë, ditën e shtunë, datë 17 Korrik 2021, ora 11:00. Propozimet që do ti bejë kuvendit kombëtar:

II. Rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, është si më poshtë:

“1. Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën zgjedhore të 25 Prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.

2. Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë.

3. Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.”.

Kryesia është mbledhur sot për herë të parë pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së, i cili mori mbi 80% të votave. Pas tij, u rendit Agron Shehaj, me 6038 vota, e treta ishte Edit Harxhi me 983 vota, ndërsa i fundit në renditje nga numri i votave të siguruara u rendit Fatbardh Kadilli, i cili u votua nga 781 anëtarë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kryesia e pd 18 qershor 2021 mbledhja e partise demokratike kryesia e pd 18 qershor 2021 mbledhja e partise demokratike

Sondazh

Poll