Aktualitet

Tragjedia e vrasjes së 20-vjeçares Caroline, komuniteti shqiptar në Greqi apel për mediat: Ndaloni shpifjet! Të mos kultivo

18 Qershor 2021, 09:17 Nga DOSJA
Tragjedia e vrasjes së 20-vjeçares Caroline, komuniteti shqiptar

GREQI-Komuniteti i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi ka reaguar në lidhje me vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch ku janë shprehur të tronditur si dhe i kanë kërkuar mediave greke ti kërkojnë falje publikisht shqiptarëve për shpifjet që kanë bërë ndaj tyre pa asnjë bazë informacioni zyrtar pasi për ta bërë më të besueshëm krimin burri i saj  shpiku faktin se vrasësit janë shqiptarë, ndoshta për të ngjallur më shumë reagime në opinionin publik, duke zhvendosur vëmendje nga vetja.

Ata janë shprehur se ka ardhur koha që ky kapitull të mbyllet njëherë e përgjithmonë e të mos i gjykojnë më shqiptarët, mos të kultivojnë më urrejte në një shoqëri që tashmë është mjaft e dëmtuar. Duhet të bashkëjetojmë të gjithë harmonikisht të bashkuar kundër çdo forme dhune, sulmi ndaj të pafajshmit e vulnerabëlit, akti kriminal, për një të nesërme më të begatë për të gjithë.

Deklarata e komunitetit të Emigrantëve Shqiptarë në Greqi :

“Komuniteti i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi shpreh tronditjen e thellë dhe neverinë e ngjallur nga krimi i rëndë, që tronditi mbarë opinionin publik në vend. Si të gjithë, ndjekim të shokuar zhvillimet e fundit në hetimet e vrasjes së nënës së re në Glika Nera, nga vetë bashkëshorti i saj. Shprehim ngushëllime të sinqerta dhe mbështetjen pa kushte ndaj familjes së viktimës 20-vjeçare, Caroline Crouch! Njëkohësisht kërkojmë të përdoren menjëherë reflekset e shtetit për të siguruar një reagim të gjerë e për të dërguar pa humbur kohë mesazhin e duhur, në çdo drejtim: Vrasësi i Caroline NUK ishte asnjë kriminel tepër i rrezikshëm “shqiptar” apo “gjeorgjian” etj. Sërish media greke nuk humbet aspak shansin të kultivojë me vullnet të jashtëzakonshëm stereotipin e “kriminelit të huaj, emigrant”, akte që nxisin urrejtjen dhe racizmin në shoqërinë greke. Dënojmë thellë aktin e frikshëm të vrasësit 33-vjeçar, i cili për 37 ditë me radhë luante rolin e bashkëshortit të hidhëruar. Kërkojmë nga media greke të kërkojë falje në publik për shpifje dhe manipulim të përsëritur, duke shfrytëzuar shqiptarët në Greqi, me propagandë të vazhdueshme, pa asnjë bazë apo informacion zyrtar. Ndodh shumë vite tashmë, ka ardhur koha që ky kapitull të mbyllet njëherë e përgjithmonë, duke dënuar ashpër çdo autor përgjegjës! Le të mos kultivojmë urrejtjen në shoqërinë tonë që është dëmtuar mjaft, por ku mund dhe duhet të bashkëjetojmë të gjithë harmonikisht. Le të jemi të bashkuar kundër çdo forme dhune, sulmi ndaj të pafajshmit e vulnerabëlit, akti kriminal, për një të nesërme më të begatë për të gjithë!”

Ngjarja e rëndë ndodhi në Greqi pak javë më parë. Sipas dëshmisë së rreme të bashkëshortit të saj, tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar edhe vetë atë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç, kishte krijuar një skenë sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë (sipas tij), por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet caroline crouch grabitje ne greqi vrasja e 20 vjecares ne greqi caroline crouch grabitje ne greqi vrasja e 20 vjecares ne greqi

Sondazh

Poll