Aktualitet

Operacioni ‘Parku’/ Shokët iu arrestuan dje! Kapet në Dhërmi 21-vjeçari, anëtar i 13-të i grupit të trafikantëve të

18 Qershor 2021, 08:27 Nga DOSJA
Operacioni ‘Parku’/ Shokët iu arrestuan dje! Kapet në

TIRANË– Pjestari i 13-të i bandës së ‘Parkut’ është arrestuar ditën e sotme nga policia. Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se 21-vjeçari, Rei Demneri ndodhej në Dhërmi, aty ku dhe u bë i mundur arrestimi i tij.

Gjykata i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar, merrej me veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.


NJOFTIMI:

Vijon operacioni policor i koduar “Parku”.Shkon në 13 numri i të ndaluarve.Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në vijim të këtij operacioni.Në vijim të operacionit policor të koduar “Parku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lëndëve narkotike, finalizuar një ditë më parë nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në DPPSH, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 12 shtetas, ka vijuar puna me hetime të thelluara për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Në vijim të hetimeve është shpallur në kërkim edhe shtetasi R. D., pasi ka rezultuar se ishte i implikuar në këtë veprimtari kriminale.Në vijim të operacionit, nga shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në koordinim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në Dhërmi, e shtetasit R. D.Në zbatim të vendimit të Gjykatës, e cila i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u bë ndalimi i shtetasit R. D., 21 vjeç.Ky shtetas, në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar, merrej me veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Çfarë ndodhi gjatë operacionit ‘Parku’?

Pas një viti hetimesh të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë bazuar në provat e grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Parku”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit ndaj shtetasve:

Të arrestuar janë: Deivid Shuaipi, 26 vjeç, Farjon Palushi, 27 vjeç,Jurgen Halitaj, 19 vjeç,Ismail Gurra, 26 vjeç,Denard Buci, 20 vjeç,Josif Ceka, 20 vjeç,Oltion Doku, 19 vjeç,F. S., 17 vjeç,L. D., 17 vjeç,Fabian Pitani, 22 vjeç dheDoris Murati, 23 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim;A. Ll., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Po në kuadër të procedimit penal janë shpallur në kërkim shtetasit:Arnaldo Çiçaj, 27 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”;Ergest Mema, 22 vjeç,Redi Palushi, 25 vjeç dhe Alesandro Maliqaj, 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim;Frenkli Sorra, 27 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”;R. D., 21 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzim krimi”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni “parku” rei demneri operacioni “parku” rei demneri

Sondazh

Poll