Qesh para togave të zeza! Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn, 14 vite burg për 613 kg kokainë
18 Qershor 2021, 07:42Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata e Apelit të Posaçëm ka shpallur sot vendimin për Arbër Çekajn dhe të arrestuarit e tjerë për trafikimin e 613 kg kokainë në portin e Durrësit. Apeli i GJKKO ka vendosur të dënojë me 14 vite burg Arbër Çekajn, ndërsa 10.8 vite burg ka dhënë për Donaldo Lushajn dhe 8.8 vite për Armando Pezakun.
Në momentin e dhënies së vendimit, mësohet se Arbër Çekaj nuk ka dhënë asnjë koment, por fjalën e gjyqtarit e ka pritur me të qeshura. Disa muaj më parë, Arbër Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfiton ulje pasi Gjykata më parë ka pranuar gjykim të shkurtuar dhe tashmë do të vuajë 14 vite. Megjithatë ai e ka apeluar vendimin.
Arbër Çekajt është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane.
Vetë Çekaj nuk e ka pranuar kurrë që ai është porositësi i drogës dhe se nuk ka dijeni se kush e ka futur atë në konteinerët e tij me banane. Por brenda së njëjtës familje, 3 vite më vonë historia është përsëritur, pasi Policia gjithashtu ka sekuestruar në portin e Durrësit 49 kg kokainë e fshehur në një konteiner me banane që i përkiste Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt.
Konteineri me 49 kg kokainë kishte një muaj nën vëzhgimin e autoriteteve dhe ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të tij, ndërsa vendi i origjinës ishte i njëjtë; Amerika Latine. Edhe Selim Çekaj është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” ndërsa hetimet vijojnë.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DIBËR– Dy punishte që përdoren për prodhim ushqimi janë bllokuar në Dibër. Në pranga kanë rënë Musa Kurti, 55 vjeç, banues në Shupenzë, Maliq Pana, ...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet që në vendngjarje ka qënë i pranishëm dhe këngëta...
TIRANË– Mjekja Lida Shosha, kërkon nga qeveria që të bëjë vlerësimin e figurës së stafeve mjekësore, si dhe të marrë masa urgjente për të frenuar largimin ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Në faqe të parë të Dosja.al është rrëfimi i bashkëshortit të Caroline Crouch i c...
ATHINË– 37 ditë më parë, në orët e para të mëngjesit, një telefonatë alarmon Policinë e Atikës në Athinë. Një burrë, duke qarë, telefononte për të kërkuar ...
TIRANË– Vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe me vranësira të lehta.Sipas MeteoAlb deri në mesditë vendi ynë do të karakterizohet ng...
TIRANË– Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, rreth orës 22:10. Një ambulancë ka transportuar për në spital për ndihmë mjekësore S....
Aktualitet18 Qershor 2021, 05:00
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, në hyrje të spitalit “Nënë Tereza”. Një mjet është përplasur me një motor, duke lënë të plagosur dre...