Aktualitet

Nga Tepelena në Vlorë, shkel urdhrin e gjykatës për të rrahur vëllain

18 Qershor 2021, 08:47 Nga DOSJA
Nga Tepelena në Vlorë, shkel urdhrin e gjykatës për të

TEPELENË– Një 49-vjeçar është prangosur pasi akuzohet se ka shkelur urdhërin e mbrojtjes së Gjykatës dhe ka dhunuar të vëllanë. Mësohet se ai ka lëvizuar nga Tepelena, ka shkuar deri në Vlorë për të dhunuar fizikisht të vëllanë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tepelenë | Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë Q. Ç., 49 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, H. Ç, 48 vjeç, banues në Vlorë, duke thyer urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata. Materialet i kaluan Prokurorisë së Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tepelenës tepelenë policia e tepelenës tepelenë

Sondazh

Poll