Aktualitet

Dënimi i Çekajt, Maks Haxhia sulm ndaj Apelit të GJKKO: Kjo gjykatë meriton çdo lloj etiketimi, s’ma lejon edukata!

18 Qershor 2021, 08:19 Nga DOSJA
Dënimi i Çekajt, Maks Haxhia sulm ndaj Apelit të GJKKO: Kjo

TIRANË– Avokati i Arbër Çekajt, Maks Haxhia, ka komentuar vendimin e Apelit të Posaçëm për të dënuar klientin e tij me 14 vite burg. Në një prononcim për mediat, Haxhia tha se GJKKO e Apelit dënoi një njeri pa asnjë provë.

Po ashtu në fjalën e tij, ai u shpreh se togat e zeza nuk i dha as të drejtë të mbrohej në konkluzionet përfundimtare Çekajt.


“Është për të ardhur keq që kjo gjykatë është kthyer në një gjykatë noterë të Prokurorisë. Është për të ardhur keq që perspektiva e mbrojtjes së të drejtave të njeriut shkelet me të dyja këmbët, një gjykatë që s’ma lejon edukata, por që meritojnë çdo lloj etiketimi. Dënoi një njeri pa asnjë provë, madje nuk i dha as të drejtë të mbrohej në konkluzionet përfundimtare. Nuk e la të fliste. Prandaj dhe Arbër Çekaj solli me shkrim të gjithë mbrojtjen e tij,”- tha Maks Haxhia.

Apeli i GJKKO ka vendosur të dënojë me 14 vite burg Arbër Çekajn, ndërsa 10.8 vite burg ka dhënë për Donaldo Lushajn dhe 8.8 vite për Armando Pezakun.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj burg per arber cekajn maks haxhia arber cekaj burg per arber cekajn maks haxhia

Sondazh

Poll