Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ATHINË– 37 ditë më parë, në orët e para të mëngjesit, një telefonatë alarmon Policinë e Atikës në Athinë. Një burrë, duke qarë, telefononte për të kërkuar ndihmë pasi 3 persona i kishin hyrë në shtëpi e i kishin vrarë gruan, nënën e vajzës 11-muajshe.
Caroline Crouch, 20 vjeç, u gjet pajetë krah të bijës, ndërkohë që bashkëshorti Babis Anagnostopulos me lot “krokodili” tregonte në Polici sesi ishin grabitur gjatë natës. Madje duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave, uronte të gjithë që të mos e kalonin atë që po kalonte ai.
Në rrëfimin e tij, për të cilin mendonte se ishte perfekt, tregonte se si tre persona të huaj kishin mësyrë në shtëpinë e tij, duke i vrarë fillimisht qenin dhe më pas gruan. Për ta bërë më të besueshme shpiku faktin se janë shqiptarë, ndoshta për të ngjallur më shumë reagime në opinionin publik, duke zhvendosur vëmendje nga vetja. Por kishte shumë mospërputhje? Fillimisht tha se vetë kishte pësuar gjendje të fikti, më pas pretendonte se kishte parë një shqiptar biond.
Më pas, asnjë shenjë nuk u gjet në shtëpi për të çuar tek agresorët, të cilët sipas tij kishin ardhur të papërgatitur. Aq sa as ngjitës dhe litarë për të neutralizuar “viktimat” e tyre, s’kishin marrë me vete. Megjithatë hetimet nuk ndaluan. Ishte pikërisht një detaj që Babis nuk e kishte llogaritur, ajo që e nxorri blof duke e vendosur në pranga.
Ora e vajzës 20-vjeçare tregonte kohën reale të vdekjes së saj, pikërisht 4:11, gjë që nuk përkonte me atë që kishte dëshmuar Babis Anagnostopulos. Madje ora e këtij të fundit tregonte aktivitet të shtuar, gjë e çuditshme për një person që ka të lidhura duar e këmbë. Po ashtu ora në të cilën ai rrëfen grabitjen nuk përputhej. Kaq mjaftoi për të kuptuar se kush ishte fajtori! Prej më shumë se një javë, Policia rridhte informacione në media për një shqiptar që ndoshta nuk ekziston dhe sesa pranë ishte për arrestimin e tij, ndërkohë që mbante “top secret” planin e arrestimin e tij. Tek e fundit Babis ishte pilot dhe mund të largohej në çdo moment. Policia vajti me helikopter për ta marrë në ishull, duke i dhënë vetëm një shpjegim: Kemi kapur një, eja ta identifikosh! Por i vunë prangat.
Pas 8 orësh, në sallë, i vendosur përballë efektivëve Babis Anagnostopulos u rrëfye. Piloti 32-vjeçar pretendoi se gruaja e tij i tha se do ta linte, madje se kishte filluar dhe të kërkonte hotel për të qëndruar. Babis gjithashtu në rrëfimin e tij, tregoi se Caroline kishte ndryshuar pas lindjes së fëmijes dhe se ishte bërë e dhunshme. Ai më tej, tregoi edhe mënyrën se si e mbyti atë me jastëk, si dhe vrau edhe qenin që ta bënte ngjarjen që sajoi më të besueshme.
Ndërkohë që mediat greke ditën e sotme kanë nxjerr edhe një pjesë nga ditari i Caroline, në të cilin ajo kishte shkruar se kishte menduar që ta linte, 32-vjeçarin që në muajin dhjetor të vitit 2019. Caroline në ditar e kishte përshkruar marrëdhënien e saj me Babis, të tensionuar.
“Ajo e hodhi fëmijën në krevat dhe më tha të ngrihesha dhe të largohesha nga shtëpia. Ajo më shtyu dhe më goditi me grushte. U mjegullova, e mbyta dhe pastaj inskenova grabitjen,”-tregoi ai po pa dhënë detaje të tjera.
Tani pritet që piloti të dalë para togave të zeza dhe të njihet me dënimin e tij, ndërkohë që foshnja 11-muajshe pritet që të jetojë me familjarët e Carolinës, ose të Babis.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe me vranësira të lehta.Sipas MeteoAlb deri në mesditë vendi ynë do të karakterizohet ng...
TIRANË– Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, rreth orës 22:10. Një ambulancë ka transportuar për në spital për ndihmë mjekësore S....
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një 50-vjeçar ka plagosur më thikë 47-vjeçarin shqiptar Lin Preka. Giornaledibr...
TIRANË- Gjykata Administrative i ka dhënë sot të drejtë Bashkisë së Tiranës lidhur me prishjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019 në Kombi...
TIRANË- Përfaqësuesi i OBSH-së në Tiranë, Grelad Rockeschaub vlerëson situatën aktuale të Covid-19 në Shqipëri, por paralajmëron se ende nuk jemi në fund ...
LLOGARA- Një furgon është kthyer përmbys pasditën e sotme në aksin rrugor Qafë Llogara. Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur vetëm 1 person, si dhe se ...
KAVAJË– Ndërkohë që sezoni veror ka nisur dhe temperaturat sa vijnë e rriten, qyteti i Kavajës po ‘mbyet’ nga plehrat. Pamjet e publikuara nga faqja Kavaja...
TIRANË– Gentian Diva, vëllai i Enver Divës, i cili u vu sot në pranga për vrasjen e vëllezërve Haxhia ka mohuar që të kenë lidhje me krimin e dyfishtë. Në ...