Aktualitet

Aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit online, nën hetim 32-vjeçari nga Berat/ Procedohet penalisht shoku, fitoi para n

18 Qershor 2021, 08:52 Nga DOSJA
Aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit online, nën hetim

BERAT– Një 32-vjeçar është vënë nën hetim në Poliçan të Beratit pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit. Po ashtu nën hetim është 46-vjeçar me iniciale L. K., pasi në lokalin e tij s’kishte kasë fiskale.

“Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin L. R., 49 vjeç., pasi me anë të mashtrimit ka përfituar një shumë eurosh nga një shtetas nga Mbretëria e Bashkuar,“-shkruan Policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, procedohet penalisht 1 shtetas.   Procedohen penalisht dhe 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.  Nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u procedua penalisht shtetasi K. T., 32 vjeç, banues në Poliçan, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, të cilin e kishte të paregjistruar si subjekt tregtar, u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shtatë aparate celular dhe një laptop. Po nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u procedua penalisht për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi L. K., 46 vjeç, banues në Dimal, pasi gjatë kontrollit u konstatua duke ushtruar aktivitetin në lokalin e tij, i papajisur me kasë fiskale.  Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin L. R., 49 vjeç., pasi me anë të mashtrimit ka përfituar një shumë eurosh nga një shtetas nga Mbretëria e Bashkuar.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet berat policia e beratit berat policia e beratit

Sondazh

Poll