Aktualitet

Sherr në kanionet e Bënçës, firma që do të ndërtojë gurore qëllon fshatarët që i kërkuan llogari, grushtat zënë ed

18 Qershor 2021, 09:04 Nga DOSJA

VLORË– Dhunohet fizikisht dhe verbalisht studiuesi dhe aktivisti Auron Tare! Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bënçë të Vlorës, ku edhe po zhvillohej një dëgjesë publike për ndërtimin e një guroreje në kanionet e fshatit, ku do të nxirrej mermer.

Dëgjesa u organizua në orën 10:00 të paradites së sotme nga Ministria e Mjedisit dhe Bashkia e Vlorës, ku pjesëmarrës ishin banorët e zonës dhe përfaqësues të firma “Erald”. I kontaktuar nga Dosja.al, Auron Tare ka treguar se shkoi në Bënçë për të mësuar lidhur me projektin, kur në një moment ai dhe banorët ishin dhunuar verbalisht dhe fizikisht nga punonjësit e firmës. 

“Do t’ju vrasim,”-ishin disa prej kërcënimeve që ish-drejtor i përgjithshëm për Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, Tare. Ndërkohë, ka ardhur edhe një reagim nga Gramoz Qëndro, përfaqësuesi i firmës “Erald Construction”, i cili ka mohuar që studiuesi Auron Tare të jetë dhunuar prej tyre.

Sipas banorëve është marrë një vendim i njëanshëm dhe nuk është marrë mendimi i tyre. Ato kërkojnë të largohet firma e ndërtimit të fabrikës së asfaltit, ndërkohë që është hedhur ideja dhe për një grevë uria që mund të nisë nëse do të ketë një shterim negociatash. Ato kërkojnë largimin e kompleksit industrial nga zona që është ndërtuar.

Qeveria shqiptare ka urdhëruar mbylljen e të gjitha guroreve për të ndaluar dëme në mjedis, por me leje në të gjithë vendin janë dhënë 287 leje për shfrytëzimin.

(a.b.k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet auron tare dhunohet auron tare auron tare dhunohet auron tare

Sondazh

Poll