Aktualitet

‘Porosia’ nuk finalizohet! Udhëtoi nga Tirana në Fier për të dërguar “pakot shpërthyese”, pranga të riut,

18 Qershor 2021, 07:37 Nga DOSJA
‘Porosia’ nuk finalizohet! Udhëtoi nga Tirana në Fier

FIER– Një 33-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi u kap me dy mina me telekomandë. Në pranga është vendosur Elton Jata, banues në Pezë, në makinën e të cilit u gjendën dy minat, gati për shpërthim të kontrolluar. 

PJESW NGA BISEDA: 

Policia e Fierit ka arrestuar një 33-vjeçar nga Peza, i cili u kap me dy mina me telekomandë, gati për të shpërthyer.  Policia thotë se bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, organizuan operacion policor të koduar “Porosia”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Elton Jata, 33 vjeç, banues në Pezë, Tiranë.

“Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, në mjetin tip “Benz” me të cilin ky shtetas udhëtonte, iu gjetën 2 elektrodetonatorë të montuar në brendësi të lëndës plasëse të lidhur me celularë, të gatshme për shpërthim të kontrolluar, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon operacioni për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin për mediat. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elton jata fier operacioni porosia elton jata fier operacioni porosia

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Qershor 2021, 05:00

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, në hyrje të spitalit “Nënë Tereza”. Një mjet është përplasur me një motor, duke lënë të plagosur dre...