Aktualitet

Prodhonin produkte ushqimore në kushte të papërshtatshme, bllokohen dy punishte në Dibër, kapen ‘mat’ pronarët (EMRAT)

18 Qershor 2021, 07:27 Nga DOSJA
Prodhonin produkte ushqimore në kushte të papërshtatshme,

DIBËR– Dy punishte që përdoren për prodhim ushqimi janë bllokuar në Dibër. Në pranga kanë rënë Musa Kurti, 55 vjeç, banues në Shupenzë, Maliq Pana, 65 vjeç, banues në Peshkopi.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi policia ka ushtruar kontrolle të befasishme në disa punishte që dyshoheshin se përdoreshin në mënyrë të kundërligjshme për prodhimin e ushqimit për konsum.

Si rezultat në Shupenzë është bllokuar punishtja e Kurtit dhe në qytetin e Peshkopisë është bllokuar punishtja e Panës, pasi janë konstatuar duke prodhuar produkte ushqimore në kushte të pa përshtatshme higjenike në kundërshtim me ligjin ‘Për Ushqimin’, dhe aktivitetin e ushtronin pa qenë të rregjistruar pranë organeve tatimore.

NJOFTIMI:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “PUNISHTJA” kundër informalitetit, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prodhimit të produkteve ushqimore. Bllokohen dy punishte që përdoreshin për prodhimi ushqimi, procedohen penalisht 2 pronarët. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër, filloi procedimi penal për shtetasit : M. K., 55 vjeç, banues në Shupenzë M. P., 65 vjeç, banues në Peshkopi. Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi, gjatë kontrolleve të ushtruara nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar Ushqimor, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në disa punishte që dyshoheshin se përdoreshin në mënyrë të kundërligjshme për prodhimin e ushqimit për konsum.

Si rezultat në Shupenzë është bllokuar punishtja e shtetasit M. K., dhe në qytetin e Peshkopisë është bllokuar punishtja e shtetasit M. P., pasi janë konstatuar duke prodhuar produkte ushqimore në kushte të pa përshtatshme higjenike në kundërshtim me ligjin ‘Për Ushqimin’, dhe aktivitetin e ushtronin pa qenë të rregjistruar pranë organeve tatimore.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit pa qenë i regjistruar pranë organeve tatimore”.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen punishtet ne diber maliq pana musa kurti bllokohen punishtet ne diber maliq pana musa kurti

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Qershor 2021, 05:00

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, në hyrje të spitalit “Nënë Tereza”. Një mjet është përplasur me një motor, duke lënë të plagosur dre...