Politike

Andi Bushati: Miliona e miliarda para droge po pastrohen me ndërtime në Tiranë, do duartrokas këdo që e thotë këtë

17 Qershor 2021, 20:33 Nga DOSJA
Andi Bushati: Miliona e miliarda para droge po pastrohen me ndërtime

TIRANË– Analisti Andi Bushati ka deklaruar se do të duartrokiste këdo që do të dilte e do të fliste hapur për paratë e krimit dhe të drogës që po pastrohen përmes ndërtimeve në Tiranë.

I ftuar në “Open”, teksa fliste për drejtësinë në vend, Bushati tha se kjo është ajo që tregon se jemi në rrugën e duhur dhe jo shpallja non-grata e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Një duartrokitje për mua do të meritonte, dakort shpallja non-grata e Sali Berishës, dakort edhe goditja e ndonjë politikani të lartë, por qoftë edhe ndonjë deklaratë e miliona e miliarda të drogës që pastrohen duke ndërtuar në Tiranë. Kjo është të bësh drejtësi të re në vedn, jo duke i vënë damkën një pensionisti që shqiptarët e kanë përjashtuar këtu e nëntë vjet nga politika,”- tha Bushati.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike andi bushati andi bushati

Sondazh

Poll