Politike

Kadilli: Edi Rama i fiton zgjedhjet me Bashën edhe pa blerë vota

17 Qershor 2021, 20:45 Nga DOSJA
Kadilli: Edi Rama i fiton zgjedhjet me Bashën edhe pa blerë vota

TIRANË– Fatbardh Kadilli, një nga kandidatët që sfidoi kryedemokratin Lulzim Basha në zgjedhjet e 13 qershorit, ka komentuar zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Kadilli tha se është e vërtetë që Rama ka blerë vota, por që sipas tij, me Bashën ne krye të Opozitës, ai do t’i fitonte gjithsesi zgjedhjet.

“Demokratët që votuan Bashën janë përgjegjës për rezultatin që do të vi më pas. Janë dy çështje. Rezultati është një çështje. Basha ka humbur, nuk ja ka vjedhur fitoren Rama. Ka pasur blerje vote. Po, ka pasur. Edi Rama i fiton zgjedhjet edhe pa blerje. Basha ka humbur, Rama ka fituar. Ka blerë vota sa të duash, por ka fituar. Rama ka bërë çdo lloj gjëje për të fituar, por gabimet e Bashës ka qenë më të mëdha, E la territorin bosh. Populli opozitar nuk është për të protestuar për Astirin,”- tha Kadilli.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatbardh kadilli lulzim basha fatbardh kadilli lulzim basha

Sondazh

Poll