Manastirliu merr pjesë në Samitin e Ministrave të Ballkanit, kërkon njohjen e çertifikatës së vaksinimit nga vendet e BE,
17 Qershor 2021, 20:05Nga DOSJA
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka marrë pjesë në Samitin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor. Samiti u drejtua nga Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn, në kuadër të Procesit të Berlinit. Manastirliu u shpreh se situata epidemiologjike në Shqipëri është përmirësuar, si dhe kërkoi njohjen e çertefikatës elektronike të vaksinimit nga vendet e BE-së.
“Njohja e përbashkët e certifikatës elektronike të vaksinimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perendimor dhe vendeve të Bashkimit Europian është e domosdoshme: E para, sepse vendet e Ballkanit Perendimor kanë një nivel të ulët të përhapjes së infeksionit; e dyta, për shkak të lidhjeve të ndërsjellta dhe shkëmbimit që ekziston mes vendeve të Ballkanit Perendimor dhe vendeve të Bashkimit Europian dhe e treta, për rëndësinë strategjike që ka turizmi për ekonomitë e vendeve tona. Ndaj unë do të doja të përfitoj nga ky rast, për të sjellë në vëmendjen e kolegëve të nderuar në këtë takim, që certifikata jonë, të njihet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, për të ndihmuar qytetarët tanë të udhëtojnë të sigurt dhe të lirë”,tha Manastirliu.
Ndërsa Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, gjatë fjalës së tij u shoreh se 3 vende të Ballkanit Perëndimor, duke përfshië këtu edhe vendin tonë, janë të sigurta dhe mund të lëvizin lirshëm.
Nga ana tjetër Ministri gjerman Jens Spahn, u shpreh se bashkëpunimi mes vendeve është shumë i rëndësishëm në lidhje me udhëtimin e sigurtë, por gjithashtu bëri thirrje për kujdes nga varianti Delta i Covid.
“Është shumë i rëndësishëm forcimi i bashkëpunimit mes vendeve sa i takon ‘udhëtimit të sigurt’. Për Gjermaninë, vendet e Ballkanit Perendimor tashmë janë zona me risk të ulët të përhapjes së Covid19. Por duhet parë me kujdes varianti Delta, i cili duhet thënë se po përhapet edhe në Gjermani”, tha Spahn.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka në plan të vijë me një staf të ri. Të premten më 18 qershor, në orën 11:00, kreu i selisë blu ka thirrur mbledh...
SHBA- Federata Pan-Shqiptare në Amerikë “Vatra” ka komentuar shpalljen ‘Non-Grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha, nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Në nj...
TIRANË– Analisti Andi Bushati nuk mendon se janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që do të sjellin demokracinë perfekte në vend.I ftuar në “Open”,...
TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka dhënë detaje në lidhje me udhëtimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku konsumoi dhe një darkë me kongresmenin...
TIRANË- Partitë e vogla rezultuan humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve. Krahas ekzistencës së tyre me ndryshimin e ligjit zgjedhor të vegjlit iu pakësohen ...
PARIS– Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Paris, ka dhënë një intervistë intervistë për gazetaren e FRANCE24, Caroline Camaret.Përmes një postimi në ‘Face...
VLORË– Këshilli Bashkiak i Vlorës nuk heq dorë nga ballafaqimi me kryebashkiakun Dritan Leli. Këtë herë, në kërkesën e radhës ku është kërkuar një tjetër m...
TIRANË– Lajmeve se marrëdhënia e saj me bashkëshortin është rregulluar me kthimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rudina Hajdari u është përgjigj...
TIRANË– Rudina Hajdari nuk ka preferuar të komentojë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sal...