Politike

‘Duhet menduar shumë mirë para se të akuzohet presidenti’/ Meidani për shkarkimin e Metës: Shpresoj të merret

18 Qershor 2021, 05:33 Nga DOSJA
‘Duhet menduar shumë mirë para se të akuzohet

TIRANË– Ish-presidenti i Shqipërisë Rexhep Meidani nuk është në një mendje me deputetët e Partisë Socialiste lidhur me vendimin e marrë prej tyre për shkarkimin e kreut të shtetit Ilir Meta. Meidani u shpreh gjatë intervistës për ‘Euroneës’ se qeveria duhet të ishte menduar me maturi para se të vendoste për shkarkimin e Metës.

‘Për mua duhet menduar shumë mirë para se të akuzohet presidenti. Unë shpresoj që Gjykata Kushtetues të marrë vendimin e duhur”, – shtoi Meidani.

I pyetur: “Si po e shihni situatën politike?”, Meidani u shpreh: “Të trishtueshme”.

Më 9 qershor Kuvendi i Shqipërisë votoi me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim për shkarkim e Ilir Metës.

(a.b)dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike rexhep meidani shkarkimi i metes 2 rexhep meidani shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll