Politike

Demokratët para provimit! Basha pritet të bëjë ndryshime thelbësore gjatë mbledhjes së Kryesisë, cilat janë vendet vaka

17 Qershor 2021, 19:37 Nga DOSJA
Demokratët para provimit! Basha pritet të bëjë ndryshime

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka në plan të vijë me një staf të ri. Të premten më 18 qershor, në orën 11:00, kreu i selisë blu ka thirrur mbledhjen e kryesisë për të analizuar zgjedhjet e 25 prillit dhe çdo kontribut që kanë dhënë demokratët në këtë fushatë zgjedhore.

Tashmë, pas rikonfirmimit në detyrë, në zgjedhjet e 13 qershorit, Basha është gati që të rifrskojë selinë blu, duke sjellë emra të rinj në parti dhe lëvozje brenda atyre që ka aktualisht.

Cilat janë pozicionet që pritet të ‘mbushen’ nga Basha?

Albana Vokshi, e cila drejton Lidhjen e Gruas Demokrate në përfundim të mandatit të saj. Mbetet për tu parë nëse ajo do të rikonfirmohet në këtë detyrë, apo gratë e PD-së do të kenë një tjetër lidere.

Pozicioni i sekretarit organizativ të Partisë Demokratike është gjithashtu vacant, pasi Sahit Dollapi dha dorëheqjen.

Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka marrë mandatin e deputetes në Vlorë. Ajo u pasua nga Floriana Garo, por tashmë nuk dihet se kush do e zërë këtë vend.

Gjithsesi, analiza e kontributit të çdo demokrati në fushatën zgjedhore për 25 prillit, ku Opozita nuk triumfoi dot, mund të sjellë surpriza. Çdo funksionar i Partisë Demokratike ka pasur objektiva për të përmbushur përpara zgjedhjeve dhe tashmë janë përpara provimit.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kryesia e pd 18 qershor 2021 lulzim basha kryesia e pd 18 qershor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll