Politike

‘Zbutet’ Fatbardh Kadilli: Basha është kryetar legjitim, e votoi 80% e kryesisë

17 Qershor 2021, 20:15 Nga DOSJA
‘Zbutet’ Fatbardh Kadilli: Basha është kryetar legjitim, e

TIRANË– Fatbardh Kadilli, një nga tre personat që sfiduan Lulzim Bashën në garën e 13 qershorit e ka pranuar këtë të fundit si kryetar legjitim të Partisë Demokratike

Pavarësisht kontestimeve të ndryshme për parregullsi, Kadilli sot u shpreh se Basha është legjitim pasi e ka votuar 80% e kryesisë së partisë.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Kadilli shtoi se ai nuk ankohet për parregullsi, por vetëm për faktin që Basha nuk hoqi dorë nga posti i kryetarit.

“Do ta kisha uruar Bashën po të ishte një garë e barabartë. Basha të paktën para katër vitesh ngriu funksionet e veta, këtë herë as nuk i ngriu. Përdori të gjithë administratën e partisë edhe ekipet e Piarit që vinin nga jashtë, si edhe të gjithë logjistikën. Që në fillim e morav vesh. Legjitim është patjeër. Përderisa e voton 80 përqind e atyre që morën pjesë në garë. Nëse do ishte në kushte të barabarta do e kisha uruar. Ditën e fundit shpëndanin sms që hajdeni votoni kryetarin. Uën nuk ankohem për parregullsi, por pabarazia është pabarazi,”- tha Kadilli.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatbardh kadilli lulzim basha fatbardh kadilli lulzim basha

Sondazh

Poll