Aktualitet

Padia për financimin e partive, “Kushtetuesja” shqyrton sot llogaritjet e parave për koalicionet, përfaqësuesja e Kuvend

17 Qershor 2021, 09:47 Nga DOSJA
Padia për financimin e partive, “Kushtetuesja” shqyrton sot

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka nisur sot seancën për të shqyrtuar padinë  e disa partive politike kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor për mënyrën e përfitimeve financiare për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë seancës së sotme, përfaqësuesja e Kuvendit sqaroi se: Forma është për të mos lënë partitë e koalicionit pa fond. Mbështetja financiare ka kufizim, bëhet në bazë të peshës elektorale. 

Institucionit të drejtësisë i janë drejtuar 5 parti politike; Partia Republikane e Shqipërisë, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Demokristiane e Shqipërisë. Të gjitha kërkojnë shfuqizimin e mënyrës së llogaritjes së parave që ato do të marrin si pjesëmarrëse në zgjedhje përmes koalicioneve, duke kërkuar ndryshim në nenin 88 të Kodit Zgjedhor.  Bazuar në rregullat e mëparshme, nëse një parti fitonte 20 mijë vota por nuk merrte mandat përfitonte financiarisht. Por me rregullat aktuale nëse një parti politike por nuk ka një deputet në Kuvend ajo përjashtohet nga mbështetja financiare.

Çfarë thotë neni 88 i Kodit Zgjedhor për ndarjen e fondeve nga buxheti i shtetit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhje?

Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje dhe që kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave në shkallë vendi në zgjedhjet më të afërta pararendëse të të njëjtit lloj përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit në bazë të numrit të votave që secila parti ka marrë në ato zgjedhje; KQZ-ja, brenda 10 ditëve nga nxjerrja e rezultatit përfundimtar në shkallë vendi, përcakton me vendim vlerën në para të një vote të vlefshme, duke pjesëtuar fondin e përgjithshëm të miratuar, me numrin e përgjithshëm të votave të vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje, që kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave të vlefshme në shkallë vendi; KQZ-ja përllogarit shumën që i takon secilës parti, duke shumëzuar vlerën në para të një vote të vlefshme, të përcaktuar sipas pikës 2 të këtij neni, me numrin e votave të vlefshme që ka marrë secila parti në zgjedhjet pararendëse të të njëjtit lloj. Për partitë pjesëtare në koalicion, numri i votave të vlefshme takuese përllogaritet duke mbledhur mesataren e votave për mandat për çdo kandidat të zgjedhur nga radhët e tyre; KQZ-ja zbret nga shuma e përllogaritur, sipas pikës 3, sanksionet financiare që janë bërë titull ekzekutiv, të vëna për partinë përkatëse, sipas këtij ligji; shuma e mbetur pas përllogaritjeve të pikës 4 është shuma që përfiton partia pjesëmarrëse në zgjedhje nga buxheti i shtetit.

vijon…

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet perfitimi financiar ne kushtetuese perfitimi financiar ne kushtetuese

Sondazh

Poll