Aktualitet

Soreca: BE synon bashkëpunimin me vende si Shqipëria për ta luftuar trafikimin e personave

17 Qershor 2021, 09:36 Nga DOSJA
Soreca: BE synon bashkëpunimin me vende si Shqipëria për ta

TIRANË– Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca u shpreh ditën e sotme se BE është në luftë kundër trafikimit të qënieve njerëzore. Gjatë fjalës së tij në konferencën e zhvilluar nga OSBE, në Tiranë, Soreca tha se synimi i BE-së është që trafikimi i qënieve njerëzore është kthyer në një rrezik të madh në botë.


“Qasja e Bashkimit Evropian është në përputhje me atë të OSBE dhe ne besojmë se do të arrijmë sukses vetëm nëse punojmë ngushtësisht me njëri-tjetrin. Më lejoni të falënderoj OSBE-në që këtë çështje vitet e fundit e kanë bërë prioritetet.  Ne kemi  një strategji si BE për të luftuar këtë fenomen. Kjo është një strategji e cila tashmë po shtrihet në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe ne e kërkojmë edhe nga vendet kandidate. Synimi ynë që trafikimin e qenieve njerëzore nga një krim me rrezik të ulët por me fitim të lartë ta kthejmë në një krim me fitim të ulët por me rrezik të madh. Strategjia thekson gjithashtu edhe nevojën e bashkëpunimit me vendet jo anëtare, siç është edhe Shqipëria. Sigurisht që qasja në drejtësi është shumë e rëndësishme”, tha ndër të tjera Soreca.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet konferenca kunder trafikimit te qenieve njerezore luigi soreca konferenca kunder trafikimit te qenieve njerezore luigi soreca

Sondazh

Poll