Aktualitet

Vetting-u i “skanon” pasurinë, gjen apartamentin e fshehur/ Shkarkohet prokurori Agim Dalipaj

17 Qershor 2021, 08:37 Nga DOSJA
Vetting-u i “skanon” pasurinë, gjen apartamentin e fshehur/

TIRANË– Prokurori i Prokurorisë së Tropojës, Agim Dalipaj është shkarkuar gjatë seancës së sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Në seancën dëgjimore për të, Agim Dalipajt iu konstatuan probleme për kriterin e pasurisë dhe profesionalizmin.

ILDKPKI ka konstatuar fshehjen e një apartamenti me sipërfaqe 53 m2 në Shëngjin gjatë viteve deklaruese 2006-2008, si dhe mungesë burimesh për blerjen e kësaj pasurie, gjë që kanë ngjallur edhe dyshime tek trupa gjykuese e KPK. Ndërsa pastërtia e figurës iu vlerësua pozitivisht. Megjithatë kjo nuk ka mjaftuar për ta mbajtur në detyrë. 

Hetuesi Dalipaj e ka filluar karrierën në vitin 1992 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si prokuror i Prokurorisë së Lezhës. Prej vitit 2015, ai ushtron funksionin si prokuror i emëruar në Tropojë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agim dalipaj shkarkohet agim dalipaj agim dalipaj shkarkohet agim dalipaj

Sondazh

Poll