Aktualitet

‘Alo! S’e bëj dot vrasjen, jam në karantinë’/ Enver Diva korrekt! Telefonata që i bëri Talo Çelës pasi u infektua m

17 Qershor 2021, 08:40 Nga DOSJA
‘Alo! S’e bëj dot vrasjen, jam në karantinë’/

TIRANË– Pandemia e koronavirusit ka ndaluar Enver Divën që të tërheqë këmbëzën për të ekzekutuar dy vëllezërit, Besmir dhe Viktor Haxhia. Disa ditë para vrasjes, ai është infektuar me COVID nga bashkëshortja, e cila punonte në një fasoneri pranë Fushë Krujës.

Në momentin që ka pasur simptomat e para, Diva për të qenë “korrekt” me kontraktorët e tij, ka marrë menjëherë në telefon për t’i njoftuar për mungesën e tij, duke i thënë: S’mund ta bëj vrasjen, se jam në karantinë, s’më lënë të dal.

Kjo ka bërë që Talo Çela të kryejë vetë vrasjen e dy vëllezërve, në bashkëpunim me Nuredin Dumanin, Altin Ndocin dhe Besian Xhixhën. Por kjo nuk mund të jetë e vetmja herë që të dy të ketë bashkëpunuar për të kryer një vrasje, kështu që SPAK po heton edhe për raste të tjera që të dy mund të jenë përfshirë.

LAJMI KRYESOR: Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia në Durrës, në pranga dy vrasësit me pagesë! Dumani u premtoi shumë “lekë”, por njërin e zuri COVID, dilte në TV e kërkonte ndihmë nga shteti

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enver diva vrasja e vellezerve haxhia enver diva vrasja e vellezerve haxhia

Sondazh

Poll