Aktualitet

REZULTATET e aksionit të RENEA-s! Dy “peshqit” që u kapën, roli në vrasjen e vëllezërve HAXHIA, SPAK u preu fletë-arr

17 Qershor 2021, 08:53 Nga DOSJA
REZULTATET e aksionit të RENEA-s! Dy “peshqit” që u

DURRËS– Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga operacioni “Vazhdimi” për kapjen e Besion Xhixhës dhe Enver Divës, të dy të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Në prangat e Policisë ka përfunduar 30-vjeçari Besian Xhixha dhe Enver Diva, 42 vjeç. Për të dy, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” pasi akuzohen se kanë kryer veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” , kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”. Mesa duket ky është rezultati i aksioneve të RENEA-s në zonën e Durrësit, por edhe në qytete të tjera. 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vazhdimi”, për vënien në pranga të personave të përfshirë në një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2020. Operacioni nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, me mbështetjen e Forcave Speciale Renea dhe të Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, nën drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Në vijim të punës hetimore të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, nën drejtimin e SPAK-ut, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të vrasjes së dyfishtë të ndodhur në vitin 2020, në tregun e makinave në Shkozet, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy vëllezër, bazuar në provat e grumbulluara, mëngjesin e sotëm u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Vazhdimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve Besian Xhixha., 30 vjeç, banues në Larushkë, Krujë dhe Enver Diva., 42 vjeç, banues në Fushë Mamurras, Kurbin. Për këta shtetas, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” , kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”. Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë krijuar dhe siguruar mjetet për kryerjen e vrasjes së shtetasve B. H. dhe V. H. (vëllezër).

Nën drejtimin e SPAK-ut vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar. Materialet do t’i dërgohen Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

LAJMI KRYESOR: Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia në Durrës, në pranga dy vrasësit me pagesë! Dumani u premtoi shumë “lekë”, por njërin e zuri COVID, dilte në TV e kërkonte ndihmë nga shteti

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besian xhixha enver diva vrasja e vellezerve haxhia besian xhixha enver diva vrasja e vellezerve haxhia

Sondazh

Poll