Aktualitet

Trafikantët e ‘Parkut’/ ‘BULLIZUESI’! Pjesëtari i grupit i njohur për policinë, në 2015-ën ngacmonte shoqen e klas

17 Qershor 2021, 09:08 Nga DOSJA
Trafikantët e ‘Parkut’/ ‘BULLIZUESI’!

TIRANË– Disa nga të arrestuarit e operacionit ‘Parku’ në Tiranë, janë të njohur për policinë. Denard Buci, në vitin 2015 është akuzuar se ka bullizuar shoqen e tij të klasës.

I riu i merrte para vajzës, duke bërë që kjo e fundit ta kallëzonte në polici. Në vitin 2015 ai u dënua me 3 vite burg.

Sikur të mos mjaftonin këto ngacmime, ai e ka shqetësuar vajzën e mitur me sjelljet e e tij duke e tallur, duke e prekur në vende intime si gjoks dhe vithe, duke i ngritur bluzën dhe zbuluar pjesën e barkut. Ai i shkruante letra të ndyshme, vizatime pornografike si dhe për shkak të sjelljes së tij agresive shpesh e ka detyruar ti japë lekët që kishte me vete si 30 – 40 lekë.

‘Në datë 30.01.2016 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal me nr.977 për veprën penale të ‘’Ngacmim Seksual’’e parashikuar nga neni 108/a/2 të K.Penal në ngarkim të të pandehurit Denard Buci. Në datën 29.01.2016, është paraqitur pranë Komisaritit të Policisë Nr. 2 shtetasja F. D., e datëlindjes 07.04.2002, nxënëse në shkollën “Naim Frashëri” e cila kallëzon se shtetasi Denard Fatmir Buçi, shok i klasës së saj prej dy vitesh e ka shqetësuar me sjelljet e e tij duke e tallur, duke e prekur në vende intime si gjoks dhe vithe..’-thuhej në njoftimin e viteve më parë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet denard buci operacioni “parku” denard buci operacioni “parku”

Sondazh

Poll