Aktualitet

‘Leku i madh i ndau’/ Historia pas vrasjes së vëllezërve Haxhia, “futja” që tentuan t’i bënin Talo Çelës me par

17 Qershor 2021, 09:02 Nga DOSJA
‘Leku i madh i ndau’/ Historia pas vrasjes së

TIRANË– 27 prill 2020, kur Shqipëria kishte vetëm disa ditë që kishte dalë nga karantina, vendi u trondit nga një vrasje e ndodhur në Durrës. Besmir dhe Viktor Haxhia u ekzekutuan me me breshëri kallashnikovi brenda mjetit të tyre teksa shkonin për në punë. Sot në pranga, me urdhër të SPAK, janë vënë Besian Xhixha dhe Enver Diva.

Të arrestuarit janë nga Fushë Kruja, dhe janë kontaktuar nga Nuredin Dumani dhe Talo Çela, të cilët iu kanë premtuar një shumë të madhe parash, që të vrisnin vëllezërit Haxhia.

Por Diva u infektua nga pandemia e koronavirusit, gjë që i ka ndaluar daljen nga shtëpia. Ndaj edhe ai, si një qytetar i rregullt, ka respektuar ligjin duke qëndruar brenda banesës së tij pa pasur mundësi të kontribuojë në vrasje. Megjithatë dijeni ka pasur për atentatin, bashkë me shokun e tij Xhixhën. Mungesa e tij, nuk e ka pezulluar atentatin, duke bërë që Talo Çela të kryejë vetë vrasjen, në bashkëpunim me Nuredin Dumanin, Altin Ndocin dhe Besian Xhixhën.

Motivi ishte i thjeshtë?

“Pas ngjarjes në Rinas, filloi përçarja e grupit të Talo Çelës, Dorian Shkozës, Altin Ndocit e Besmir Haxhisë. Përçarja filloi pasi hyri në lojë lek i madh nga vjedhja e Rinasit”.

Pas grabitjes së Rinasit, Talo Çela dhe Nuredin Dumani kishin lënë një pjesë të parave në biznesin e vëllezërve Haxhia për t’ua ruajtur. Kur kishin mbaruar punët e tyre, ishin kthyer për të marrë paratë. Por dy vëllezërit pretendonin se i kishin humbur gjatë një grabitjeje në banesën e tyre. 

Gjithë skema e vrasjes është treguar nga i penduari i drejtësisë, Klevis Alla, po ashtu i arrestuar për vrasjen e vëllezërve.

“Besmir Haxhinë e nxora unë në pritë. I telefonova dhe i thashë hajde të të jap lekët e borxhit. Kur mbërrita te tuneli në Shënavlash, aty ishte Talo Çela, Altin Ndoci e Nuredini. Talo kishte maskë me fytyrë njeriu. Nuredini kapuc si RENEA, xhup pa krahë me mbishkrimin OFL. Ata zbritën nga makina e tyre dhe morën 3 armë në bagazh. Unë shkova deri aty t’ju dërgoja makinën. Por Talo me kërcënoi: Ma ke thënë, ti do vish me se s’bën dhe me ka kërcënuar. Hipa në Toyotan me targa AA 375 XN. Të tre u futën në automjet. Unë telefonova Besmir Haxhinë dhe lashë takimin. E lamë të shiheshim te tregu i makinave. Kur pashë makinën e tij e parakalova. Atë moment Talo Çela dhe Nuredin Dumani, qëlluan me breshëri. Sulmi zgjati 3 minuta. Ne nuk e dinim që në makinë me të ishte edhe vëllai tjetër Viktori.”.

Për vrasjen e dy vëllezërve, deri më tani janë prangosur 4 persona, ndërsa në kërkim ende janë Talo Çela dhe Nuredin Dumani. Të dy, kanë mbi supe plot akuza për përfshirje në ngjarje kriminale. 

LAJMI KRYESOR: Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia në Durrës, në pranga dy vrasësit me pagesë! Dumani u premtoi shumë “lekë”, por njërin e zuri COVID, dilte në TV e kërkonte ndihmë nga shteti

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besian xhixha enver diva vrasja e vellezerve haxhia besian xhixha enver diva vrasja e vellezerve haxhia

Sondazh

Poll