Aktualitet

Vrasja e Fridman Xhaferrajt në Korçë, viktima iku nga shtëpia një ditë pas ndryshimit të masës së sigurisë, pista krye

17 Qershor 2021, 08:40 Nga DOSJA
Vrasja e Fridman Xhaferrajt në Korçë, viktima iku nga

TIRANË–5 ditë pas gjendjes së trupit të pajetë të Fridman Xhaferrajt, policia dhe prokuroria vazhdojnë hetimin e ngjarjes, ndërsa deri më tani pista kryesore për shkakun e vrasjes është ajo e larjes së hesapeve. Vetëm një ditë para vrasjes, viktima i kishte thënë familjes se do nisej për të punuar drejt Greqisë. Sipas prokurorisë, Xhaferraj është larguar nga shtëpia në datën 22 maj, një ditë pas ndryshimit të masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ në arrest shtëpie.

Në datën 23 maj policia ka shkuar në shtëpinë e 25- vjeçarit për të kontrolluar zbatimin e masës së sigurisë, por nuk e ka gjetur. I vëllai i ka deklaruar policisë që Fridman është nisur për të punuar në Greqi me disa persona të tjerë. Prokuroria mendon se i riu është vrarë për larje hesapesh, e shkak mund të jenë bërë konfliktet e mëparshme të viktimës. Përfundimi i hetimit të deritanishëm tregon se 25-vjeçari është vrarë dhe më pas trupi i tij është hedhur në rezervuarin e Gjançit.

Si u zbulua vrasja?

Ditën e diel, trupi i pajetë i Fridman Xhaferrajt u gjet në rezervuarin e Gjançit në fshatin Vithkuq në Korçë. Viktima, u identifikua disa orë më pas dhe u zbulua se nuk ishte nga zona, por nga fshati Plug i Korçës. Me precedentë të mëparshëm penalë dhe nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për djegien e tri makinave në afërsi të një qendre tregtare në Lushnje, 25-vjeçari u gjet i lidhur dhe i dhunuar. Përfundimi i autopsisë pritet të zbulojë shkakun real të vdekjes së të riu, ndërsa në burg është Lulzim Spahija dhe një person i tretë.

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fridman xhaferraj fridman xhaferraj

Sondazh

Poll