Aktualitet

Lëndë narkotike, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe sherre për motive të dobëta, arrestohen 9 persona në Tiranë

17 Qershor 2021, 08:37 Nga DOSJA
Lëndë narkotike, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe

TIRANË –Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 9 persona të cilët janë kapur në flagrancë me sasi lëndësh narkotike, duke dretuar automjetin në gjendje të dehur si dhe për sherre ku kanë goditur me grushta shtetas të tjerë për motive të dobëta.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. G., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: G. L., 41 vjeç, T. L., 37 vjeç, M. Xh., 39 vjeç dhe A. Q., 56 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Më datë 16.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit F. K., 44 vjeç dhe B. I., 44 vjeç, sepse më datë 15.06.2021, në rrugën “Myrteza Këlliçi”, për motive të dobëta, në bashkëpunim kanë goditur me grushta dhe kanë kanosur shtetasit E. H., 39 vjeç dhe L. H., 32 vjeç. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime tirane arrestime tirane

Sondazh

Poll