Bota

Carla del Ponte intervistë për Der Spegien: SHBA më tha të bëja kujdes me Ramush Haradinajn, Millisheviç-i në tribunalin

16 Qershor 2021, 11:21 Nga DOSJA
Carla del Ponte intervistë për Der Spegien: SHBA më tha të

GJERMANI- Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, Carla Del Ponte, në një intervistë për mediumin gjermanDer Spiegel“, ka folur për kohën kur hetonte ish-pjestarët e ushtrisë së Kosovës dhe Serbisë në Hagë. Ajo ka thënë se kur po hetonte ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajt, e mori të telefon ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright për t’i thënë të ketë kujdes.

“Jo, sepse atëherë mund të ankohesha në publik. Por Madeleine Albright, e cila ishte sekretare e shtetit në atë kohë, më tha në telefon: Carla, ngadalë, ngadalë. Bëj kujdes me ish-komandantin e UÇK-së Ramush Haradinajn, përndryshe do të ketë trazira në Kosovë”, tha Del Ponte.

Ajo gjithashtu tha se ishte e  befasuar nga mënyra se si, ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviç pasi i merrte në pyetje dëshmitarët, ata tërhiqnin dëshmitë e tyre.

“E vetmja gjë që më befasoi ishte mënyra se si ai i mori në pyetje dëshmitarët gjatë gjyqit. Shumë prej tyre e panë ende presidentin tek ai dhe ishin frikësuar. Ai madje i bëri që disa prej tyre t’i tërhiqnin dëshmitë e tyre”, tha ajo.

Ajo gjithashtu shtoi se gjykatësit e Tribunalit të Hagës ishin treguar shumë të kujdesshëm dhe të mirë me kasapin e Ballkanit.

“Gjykatësit tanë ishin, natyrisht, jashtëzakonisht të përshtatshëm me të. “Z. Millosheviq, si jeni? A keni fjetur mirë? A ndiheni mjaftueshëm mirë për t’iu përgjigjur disa pyetjeve?”… Kur isha në sallën e gjyqit, kisha mijëra viktima në mendjen time. Millosheviqi e mbrojti veten, gjë që i dha atij mundësinë për t’i mbajtur fjalimet e tij politike në gjykatë. Pas dy vjetësh, ne pothuajse kishim arritur në fund të gjyqit. Unë u betova: Duke filluar nga e hëna, unë do të them atë që duhet thënë. Dhe pastaj mbërriti lajmi se Millosheviqi kishte vdekur në qelinë e tij”, tha Del Ponte.

Në lidhje me pyetjet se kishte hetuar më shumë serbët për krime lufte se sa kroatët dhe kosovarët, ajo tha se ata kryen më shumë krime lufte.

“Sigurisht, sepse serbët kryen më shumë krime sesa kroatët ose kosovarët. Është e vërtetë që bashkësia ndërkombëtare, NATO-ja, kishte prova të krimeve të kryera nga serbët, dhe ata na i siguruan që, gjë që bëri që gjërat të lëviznin më shpejt. Por është gjithashtu e vërtetë që SHBA-ja nuk donte që ne të shqyrtonim me kujdes krimet e luftës në Kosovë, për arsye politike. Ne kishim shumë probleme për të hetuar UÇK-në, sepse SHBA-ja na ngadalësoi”, tha ajo..

Del Ponte më tej tha se drejtësia ndërkombëtare nuk është gjithmonë në favor të të drejtëve, por në favor të fuqishmëve.

“Për momentin, fatkeqësisht është kështu. Themelimi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare ishte një hap i madh. Por vetëm kjo nuk mjafton. Ju gjithashtu keni nevojë për njerëz që e përfaqësojnë atë me vetëbesim”, tha Del Ponte.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota carla del ponte gjykata e hages madeleine albright ramush haradinaj sllobodan milloshevic carla del ponte gjykata e hages madeleine albright ramush haradinaj sllobodan milloshevic

Sondazh

Poll