Bota

Teoria e re e filmit ‘Nemo’, mohon ekzistencën e peshkut, ‘çmenden’ fansat: Kjo më shkatërroi fëmijërinë!

16 Qershor 2021, 10:23 Nga DOSJA
Teoria e re e filmit ‘Nemo’, mohon ekzistencën e peshkut,

SHBA- Një teori e re ka dalë në qarkullim për filmin vizatimor ‘Gjetja e Nemo’ ku shumë persona mendojnë që kjo histori nuk ka ndodhur në të vërtetë.

Sipas NY Posts fjala ‘nemo’ në latinisht do të thotë ‘askush’, pra në të vërtetë filmi vizatimor ‘Gjetja e Nemos’ do të thotë të mos gjesh askënd, kjo pasi Nemo nuk është i vërtetë.

Kjo gjë shpjegohet me anë të personazhit tjetër vizatimor Dory, peshku i cili vuante nga humbja e kujtesës mund të jetë një shoqe e mirë për Martin, babain e Nemos, pasi ajo harronte çdo gjë në një afat të shkurtër kohor dhe këtë gjë e kanë lidhur me mos-ekzistencën e Nemos.

Ndërsa, babai i Nemos thjesht e ka imagjinuar prezencën e djalit të tij pas humbjes së gruas dhe fëmijëve të tij dhe kjo gjë ishte në formë ngushëllimi për të. Idea që është zgjedhur fjala Nemo për ta quajtur atë përsonazh ka të bëje edhe me faktin që ai mungon në pjesën më të madhe të filmit.

Kjo gjë ka ngjallur shumë polemika dhe pakënaqësi nga shikuesit e filmit të cilët pas shikimit të videos në tik-tok që shpjegon mos-ekzistencën e Nemos janë shprehur shumë të irrituar pasi ata besonin në ekzistencën e tij dhe kjo gjë i ka shkatërruar gjithë fëmijërinë.

“Kjo as nuk ma prishi ditën – kjo shkatërroi tërë fëmijërinë time,”-është shprehur një komentues.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjetja e nemo nemo gjetja e nemo nemo

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2021, 09:33

Takimi me Biden, Putin niset për në Gjenevë 

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin është nisur nga Rusia për në Gjenevë. CNN shkruan se Putin do të takohet me Biden rreth orës 13:00 me orën lokale.Ndërkohë q...